Çfarë po digjet pranë park-pyllit Gazi Babë në Shkup?
Zhurma Press
June 19, 2026
SHKUP — Një zjarr ka shpërthyer pasditen e së premtes në hapësirë të hapur pranë stacionit të fundit të autobusit numër 16, në afërsi të park-pyllit Gazi Babë dhe Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup.
Sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, alarmi për vatrën në afërsi të park-pyllit u mor në ora 19:15 përmes numrit unik të emergjencave 112. Raportohet se aty po digjet vetëm bar i thatë dhe vegjetacion i ulët.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, konfirmoi se ekipet ndodhen në terren dhe zjarri pritet të shuhet së shpejti. Për shuarjen e flakëve po ndërhyjnë ekipet e Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Shkupit.
Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere