Sa zjarre janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut deri në orën 18:00?
SHKUP — Deri në orën 18:00, në territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjashtë zjarre në sipërfaqe të hapura. Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), pesë prej këtyre vatrat janë lokalizuar dhe shuar plotësisht, ndërsa një zjarri vazhdon të jetë aktiv.
Zjarri aktualisht aktiv ndodhet në zonën ndërmjet komunave Çeshinovë-Obleshevë dhe Probishtip. Flakët po përhapen në rajonin e fshatrave Novoselan, Lepopelc, Buçishtë dhe Neokaz, ku po digjen bimësi e ulët dhe pyje të degraduara me kërcell të ulët.
Ndër zjarret e shuara, katër ishin në Komunën e Shtipit, pranë fshatrave Çardaklija dhe Star Karaorman, si dhe në hapësirën ndërmjet Qumështores së Shtipit dhe fabrikës së tekstilit Albatros. Gjithashtu, ekipet kanë shuar një zjarr në pronën e kompanisë Zhito Pollog në Komunën e Tetovës.
Burim: Shenja — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere