External Publication
Visit Post

Sa zjarje mbeten aktive në Maqedoni të Veriut?

Zhurma Press June 25, 2026
Source

SHTIP — Deri në orën 18:00 të martës, në territorin e vendit janë regjistruar nëntë zjarje në hapësira të hapura. Qendra e Menaxhimit të Krizave raporton se një zjarr është aktiv, një zjarr është nën kontroll dhe shtatë janë shuar plotësisht.

Zjarri aktiv është në Shtip, ku po digjet një deponi. Një tjetër zjarr po mbahet nën kontroll në komunat Shën Nikollë dhe Llozovë, në fshatrat Delisinci dhe Saramzalino ku po digjet bimësi e ulët.

Zjarret janë shuar në Kumanove (dy vatra), Çashkë, Demir Hisar, Gazi Babë, Likove (dy vatra) dhe në vendbanim Pero Çiço, ku zjarret kishin kapur bimësi të ndryshme, bar të thatë dhe mbeturina.

Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...