External Publication
Visit Post

Dy zjarre aktive në RMV, tetë janë shuar

Zhurma Press June 23, 2026
Source

SHKUP — Qendra për Menaxhim të Krizave (QMK) njoftoi pasditen e së hënës se nga ora 16:00 kishin shpërthyer 10 vatra zjarri në hapësira të hapura nëpër Maqedoninë e Veriut. Tetë prej tyre janë shuar; dy mbeten ende aktive.

Vatrat aktive, sipas QMK-së, janë midis fshatrave Gërçec dhe Shishevë në komunën e Sarajit — ku digjet bimësia e ulët dhe pyjet e përziera — si dhe pranë fshatit Kalauzlija në komunën e Radovishit.

Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...