{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreihgxnmiayg6j2cb3dqzpkmynfplk7ihjq6wni6uuczndqqxmy7aea",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3moobntwgc672"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreidyk2izgtih7k5vvspnn6c7owkhfycm7k3elid47ldizdjjsuvruq"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 52557
  },
  "description": "Një zjarr ka shpërthyer pasditen e së premtes pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore, duke djegur vegjetacion të ulët.",
  "path": "/zjarr-gazi-babe-shkup/",
  "publishedAt": "2026-06-19T21:23:30.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Tetova Sot"
  ],
  "textContent": "SHKUP — Një zjarr ka shpërthyer pasditen e së premtes në hapësirë të hapur pranë stacionit të fundit të autobusit numër 16, në afërsi të park-pyllit Gazi Babë dhe Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup.\n\nSipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, alarmi për vatrën në afërsi të park-pyllit u mor në ora 19:15 përmes numrit unik të emergjencave 112. Raportohet se aty po digjet vetëm bar i thatë dhe vegjetacion i ulët.\n\nDrejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, konfirmoi se ekipet ndodhen në terren dhe zjarri pritet të shuhet së shpejti. Për shuarjen e flakëve po ndërhyjnë ekipet e Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Shkupit.\n\n_Burim:_ Tetova Sot\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Çfarë po digjet pranë park-pyllit Gazi Babë në Shkup?",
  "updatedAt": "2026-06-19T21:23:30.220Z"
}