Aksident i rëndë në Lezhë-Milot, katër të plagosur
Zhurma Press
June 24, 2026
LEZHË — Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të Urës së Milotit, ku janë përplasur dy automjete, një Volkswagen dhe një Audi. Si pasojë e përplasjes, katër persona mbetën të dëmtuar, ndër të cilët njëri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe më pas dërguar drejt Spitalit të Traumës për trajtim të specializuar.
Burim: Report Tv — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere