External Publication
Visit Post

Çfarë ndodhi në aksidentin në aksin Lezhë-Milot?

Zhurma Press July 4, 2026
Source

RRILË — Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Rriles. Një automjet tip 'Benz' me targa të Kosovës ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte një 66-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, 66-vjeçari i identifikuar si Preng Ndreka, banues në Shënkoll ka mbetur i plagosur rëndë. Ndreka është transportuar në spitalin e Traumës me urgjencë.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Policja dhe shërbimet e urgjencës janë në vendin e ngjarjes.

Burim: Albeu, https://albeu.com/lajme/aksident-ne-aksin-lezhe-milot-nje-person-dergohet-me-urgjence-ne-spitalin-e-traumes/910764/ — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...