External Publication
Visit Post

Kosovar vdes në aksident në Lezhë, motra e djali i tij plagosen

Zhurma Press June 24, 2026
Source

LEZHË — Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku një kosovar ka humbur jetën. Motra dhe djali i tij u plagosën dhe u transportuan në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 04:30, një kamion i drejtuar nga shtetasi A. M. u përplas me një automjet të drejtuar nga kosovari K. B. Ky i fundit vdiq në vendngjarje. Motra e tij, F. B., dhe djali i tij, F. B., po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Drejtuesi i kamionit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime procedurale.

Grupi hetimor ndodhet ende në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera mbi shkaqet e përplasjes.

Burim: Gazeta Metro — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...