External Publication
Visit Post

Katër të plagosur në aksidentin Fier–Libofshë

Zhurma Press June 15, 2026
Source

FIER — Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petove. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një Range Rover dhe një Mercedes. Si pasojë e goditjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar me tre autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Sipas burimeve jozyrtare, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe krijoi varg të gjatë automjetesh në këtë segment rrugor.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Nuk është bërë e ditur ende nëse shpejtësia, gjendja e rrugës apo ndonjë faktor tjetër shkaktoi përplasjen.

Burim: ABC News_, https://abcnews.al/aksident-ne-aksin-fier-libofshe-4-te-plagosur/ — Redaksia ZHURMA_

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...