Çfarë i ndodhi shoferës pa patentë pas aksidentit në rrugën Tetovë-Saraqinë?
Zhurma Press
June 16, 2026
TETOVË — Një grua 39-vjeçare nga Xhepçishti ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti rrugor mes dy automjeteve. Përplasja ka ndodhur në rrugën lokale që lidh Tetovën me Saraqinën, ku e lënduara po e drejtonte automjetin pa patentë shoferi.
Pas kryerjes së hetimeve në vendin e ngjarjes dhe konstatimit të kësaj shkeljeje të rëndë ligjore, policia ka arrestuar 39-vjeçaren dhe ka sekuestruar menjëherë automjetin e saj.
Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere