External Publication
Visit Post

Dy të vdekur në aksidentin e rëndë në Prilep

Zhurma Press June 11, 2026
Source

KAVADAR — Dy persona kanë humbur jetën në një aksident komunikacioni të ndodhur sot në orën 13:30 në rrugën eksprese Gradsko-Prilep, pas daljes për në Kavadar. Përplasja ka ndodhur mes një automjeti "Skoda Octavia" të drejtuar nga Zh.R. (51) nga Prilepi dhe një automjeti "Volkswagen Golf" të drejtuar nga T.M. (39), gjithashtu nga Prilepi.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë shoferi i "Skoda"-s dhe pasagjerja B.B. (42) nga Prilepi, sipas konfirmimit të policisë për "Makfaks". Vdekjen e ka konstatuar mjeku i ekipit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore nga Kavadari. Shoferi i "Golf"-it, T.M., ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transferuar në Kompleksin e Klinikave "Nënë Tereza" në Shkup.

Prokurori publik ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes në bashkëpunim me ekipin hetimor të OVR Kavadar. Qarkullimi rrugor është normalizuar në orën 17:00.

Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...