External Publication
Visit Post

Aksidenti në Gradsko-Prilep: Humbin jetën dy persona

Zhurma Press June 12, 2026
Source

KAVADAR — Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur të enjten në autostradën Gradsko-Prilep, pas daljes për në Kavadar. Sipas policisë, përplasja ka ndodhur rreth orës 13:30 midis dy automjeteve me targa të Prilepit.

Në vendngjarje kanë vdekur shoferi 51-vjeçar i veturës Skoda Octavia, ZH.R., dhe pasagjerja 42-vjeçare B.B. Vdekja e tyre është konfirmuar nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë të Kavadarit. Vendin e ngjarjes e ka inspektuar prokurori publik dhe policia vendore.

Ndërkaq, shoferi 39-vjeçar i automjetit tjetër Volkswagen Golf, T.M., ka pësuar lëndime të rënda. Pas trajtimit fillestar në spitalin e Kavadarit, ai është transferuar në kompleksin klinik Nëna Terezë në Shkup, ndërsa qarkullimi në këtë aks rrugor u normalizua rreth orës 17:00.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...