External Publication
Visit Post

MPB ndalon shtatë shoferë për drejtim të pakujdesshëm

Zhurma Press June 12, 2026
Source

SHKUP — Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë ndaluar shtatë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve. Nga këta, gjashtë persona po vozitnin pa patentë shoferi, duke përfshirë edhe një të mitur, ndërsa një person po drejtonte mjetin nën një ndalim aktiv.

Sipas policisë, katër persona në Shkup kanë drejtuar mjetin pa patentë shoferi, ndërsa nga një rast u shënua në Kriva Pallankë dhe në Prilep, ku shoferi ishte i mitur. Po ashtu, një tjetër person në Shkup po drejtonte automjetin me ndalim aktiv. MPB do të ngrejë kallëzime penale pas dokumentimit të rasteve.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...