External Publication
Visit Post

Një 73-vjeçare goditet rëndë nga kombi në Mitrovicë

Zhurma Press June 13, 2026
Source

MITROVICË — Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Mitrovicë, saktësisht në rrugën “Agim Ramadani – Katana”. Në këtë ngjarje, një këmbësore ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet i tipit kombi.

Sipas informacioneve të siguruara, e lënduara në këtë rast është një grua rreth 73-vjeçare. Ajo aktualisht është duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda që ka pësuar nga goditja e automjetit.

Për të marrë detaje zyrtare lidhur me rastin, është kontaktuar Policia e Kosovës. Megjithatë, deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pasur ndonjë përgjigje prej tyre.

Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...