External Publication
Visit Post

50-vjeçare nga Kosova denoncon dhunë nga punëdhënësi në Tetovë

Zhurma Press June 15, 2026
Source

TETOVË — Një shtetase 50-vjeçare nga Kosova ka denoncuar në SPB Tetovë se është sulmuar fizikisht nga punëdhënësi i saj, një person nga Tetova që e kishte angazhuar për t'u kujdesur për nënën e tij të sëmurë.

Sipas denoncimit, ajo për një periudhë të gjatë ka qenë viktimë e maltretimit psikik dhe fizik. Kur ka shfaqur dëshirën për t'u larguar, është sulmuar përsëri, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Policia po kërkon autorin e dyshuar. Ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Burim: Tetova Sot_, https://tetovasot.com/2026/06/kujdestarja-nga-kosova-pretendon-se-u-dhunua-nga-punedhenesi-ne-tetove/ — Redaksia ZHURMA_

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...