External Publication
Visit Post

73-vjeçarja në gjendje të rëndë pas aksidentit me kombi në Mitrovicë

Zhurma Press June 13, 2026
Source

MITROVICË — Një 73-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u godit nga një automjet në rrugën “Agim Ramadani”. Aksidenti i rëndë ndodhi sot rreth orës 17:30 në Mitrovicë, ku pas goditjes e moshuara u dërgua fillimisht për ndihmë mjekësore.

Për shkak të plagëve të rënda, pacientja u transferua menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, konfirmoi se pacientja i është nënshtruar ekzaminimeve dhe më pas u dërgua në sallën e operacionit ku po trajtohet nga ekipet e Neurokirurgjisë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, konfirmoi se aksidenti me lëndime të rënda ndodhi mes një kombi transportues dhe këmbësores. Viktima u dërgua fillimisht në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicën e Jugut, para se të transferohej për trajtim të mëtutjeshëm në Prishtinë.

Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...