External Publication
Visit Post

Shtetasi nga Kosova goditet nga vetura në Rrugën e Kombit

Zhurma Press June 15, 2026
Source

RRËSHEN — Një shtetas nga Kosova është aksidentuar rëndë në Rrugën e Kombit paraditen e së hënës, pasi u godit nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor ndërmjet Rrëshenit dhe Repsit, ku qytetari sapo kishte zbritur nga një autobus.

Sipas raportimeve të para të mediave në Shqipëri, ai ka tentuar të kalojë në anën tjetër të autostradës dhe është përplasur menjëherë nga një automjet. Pas aksidentit, shtetasi është transportuar me urgjencë në spital, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burim: Demokracia — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...