Aksident me tri vetura në Sllatinë, raportohet për të lënduar
Zhurma Press
June 13, 2026
PRISHTINË — Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën që lidh Prishtinën me Pejën, pikërisht në zonën e Sllatinës. Në këtë aksident rrugor janë përfshirë tri vetura. Sipas disa fotografive të cilat i posedon Insajderi, shihet se nga kjo përplasje kanë mbetur të lënduar disa persona.
Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur ky aksident shihet se kanë dalë vetura e ambulancës dhe ajo e policisë. Megjithatë, rrethanat e sakta të përplasjes apo shkalla e lëndimeve të personave nuk janë konfirmuar ende.
Burim: Demokracia — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere