Çfarë ndodhi mes dhëndrit e vjehërrit në Matiçan?
PRISHTINË — Dy persona janë plagosur me armë zjarri dhe një i tretë është lënduar gjatë një përleshje fizike mes disa personave në rrugën "Papa Gjon Pali" në lagjen Matiçan të Prishtinës, rreth orës 20:00 të mbrëmjes. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se mes të përfshirve janë dhëndri e vjehërri.
Zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana, deklaroi: "Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht, njësitet relevante policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit."
Gjithsej tre persona — dy me plagë nga arma e zjarrit, një me lëndime nga konflikti fizik — janë transportuar për trajtim mjekësor. Shkaku i saktë i sherrit, që dyshohet të ketë shpërthyer mes familjarëve, mbetet ende i paqartë ndërsa hetimet vijojnë.
Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere