Katër të lënduar nga ndeshja e dy veturave në hyrje të Rugovës
Zhurma Press
June 14, 2026
PEJË — Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur të dielën rreth orës 18:35 në hyrje të Rugovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, bëri të ditur se në këtë aksident u përfshinë dy vetura.
Të lënduarit u dërguan menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, nga ku pas tretmanit u liruan për në shtëpi dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes për të sqaruar shkaqet e plota të këtij aksidenti.
Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere