Si mbetën dy persona me plagë armësh në 'Papa Gjon Pali'?
PRISHTINË — Tre persona kanë mbetur të lënduar mbrëmjen e sotme si pasojë e një përleshjeje fizike mes disa personave në rrugën "Papa Gjon Pali" në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare të policisë, dy nga të lënduarit dyshohet se kanë pësuar plagë nga arma e zjarrit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se sonte rreth orës 20:00 policia ka pranuar informatën për një përleshje fizike mes disa personave. "Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor," ka deklaruar Pllana.
Pllana ka njoftuar gjithashtu se njësitet relevante janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore "për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit." Hetimet janë në vijim dhe rrethanat e plota nuk janë sqaruar ende.
Burim: Zëri — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere