Flori Bytyqi, 33-vjeçar nga Suhareka, humb jetën në aksident
Zhurma Press
June 12, 2026
SUHAREKË — Flori Bytyqi, 33 vjeç, nga Suhareka ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti që ndodhi të enjten, më 11 qershor 2026. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nëpërmjet rrjeteve sociale, ku familja publikoi njoftimin e hidhur.
"Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të kushëririt tonë, Flori Bytyqi, në moshën 33-vjeçare, si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi sot, më 11 qershor", thuhet në njoftimin e familjes. Ata shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta ndaj familjes, të afërmve, miqve dhe mbarë familjes Bytyqi.
Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë të ditura ende. Detaje të mëtejme priten nga Policia e Kosovës.
Burim: Zëri — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere