External Publication
Visit Post

Miridon Krasniqi varroset nesër në Damanek pas mbytjes në Itali

Zhurma Press June 13, 2026
Source

MALISHEVË — Mërgimtari i ri nga komuna e Malishevës, Miridon Sefer Krasniqi, i cili humbi jetën tragjikisht në Itali, do të varroset të dielën më 14 qershor në fshatin e tij të lindjes. Lajmi për ceremoninë e varrimit është bërë i ditur nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Vdekja e të riut ndodhi më 31 maj 2026, pasi ai u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të Italisë. Pas përfundimit të procedurave të kthimit, trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit dy javë pas tragjedisë së rëndë.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 17:00 në varrezat e fshatit Damanek të Malishevës. Sipas njoftimit të lëshuar nga familjarët, e pamja për të ndjerin do të mbahet në Odën e Syljanuzve, ku familja pret për ngushëllime të afërmit, miqtë dhe dashamirët.

Në njoftimin e tyre mortor, familjarët u lutën që Allahu ta mëshirojë të ndjerin, duke kërkuar që familjes t'i japë 'forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë' që ka prekur thellë mbarë komunitetin e Malishevës.

Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...