External Publication
Visit Post

Një grua vdes në vetaksident në autostradën „Ibrahim Rugova“

Zhurma Press June 14, 2026
Source

PRISHTINË — Një vetaksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës në autostradën „Ibrahim Rugova“, në drejtimin Malishevë-Prishtinë, ku si pasojë ka vdekur një grua që po udhëtonte si pasagjere. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:40, ndërsa një burrë ka mbetur i lënduar.

Sipas zëdhënëses së Policisë, Arlinda Rexhepi, burri i lënduar po trajtohet në QKUK. Trupi i pajetë i pasagjeres që ndërroi jetë është dërguar në mjekësinë ligjore për autopsi me vendim të prokurorit, ndërsa njësitë përkatëse policore kanë dalë në terren për të hetuar dhe trajtuar rrethanat e këtij vetaksidenti tragjik.

Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...