Kush janë ministrat e rinj që do të votohen më 13 korrik?
SHKUP — Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të votojë më 13 korrik në orën 11 për 8 ministrat e rinj të Qeverisë. Nga partia VLEN, tre ministrat e rinj do të jenë Jeton Shasivari në Drejtësi, Sedat Sulejmani në Kulturë dhe Agon Ferati në Ministrinë e Sistemit Politik. Me këtë, numri i ministrave të VLEN-it në kabinetin qeveritar mbetet gjashtë.
Emra të tjerë që duhet të miratohen në Kuvend janë Ivan Stoillkoviq, i cili nga Ministria për Sistem Politik kalon në Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale; Sasho Klekovski, i emëruar në Ministrinë e Shëndetësisë; Gjoko Vellkovski, nga zëvendësministër kalon në ministër për Politikë Sociale; dhe Erxhan Demir, ministër pa resor për zbatimin e strategjisë për integrimin e romëve. Nga Lëvizja ZNAM, Borçe Stamenkovski do të jetë ministër i Bujqësisë në vend të Cvetan Tripunovskit. Përpos ministrave, Qeveria duhet të plotësojë edhe pozitat e zbrazura të zëvendësministrave. Siç informoi kryeministri Hristijan Mickoski, kjo duhet të ndodhë gjatë muajit shtator.
Burim: Alsat-M — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere