{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreifcz2xv2lpsoaz6q3e6wo263nvoeb5hs4qxqqvpcb4r54tk7vnley",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpr7iptgrhm2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreibkjxdszbb44sbecqwnlx5epofy7aje3rvf556xhr34oayyun3ziq"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 223067
  },
  "description": "Pse Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të votojë për 8 ministrat e rinj?",
  "path": "/ministra-te-ri-ne-qeveri/",
  "publishedAt": "2026-07-03T18:47:49.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "VLEN",
    "Sistem Politik",
    "Alsat-M"
  ],
  "textContent": "SHKUP — Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të votojë më 13 korrik në orën 11 për 8 ministrat e rinj të Qeverisë. Nga partia VLEN, tre ministrat e rinj do të jenë Jeton Shasivari në Drejtësi, Sedat Sulejmani në Kulturë dhe Agon Ferati në Ministrinë e Sistemit Politik. Me këtë, numri i ministrave të VLEN-it në kabinetin qeveritar mbetet gjashtë.\n\nEmra të tjerë që duhet të miratohen në Kuvend janë Ivan Stoillkoviq, i cili nga Ministria për Sistem Politik kalon në Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale; Sasho Klekovski, i emëruar në Ministrinë e Shëndetësisë; Gjoko Vellkovski, nga zëvendësministër kalon në ministër për Politikë Sociale; dhe Erxhan Demir, ministër pa resor për zbatimin e strategjisë për integrimin e romëve. Nga Lëvizja ZNAM, Borçe Stamenkovski do të jetë ministër i Bujqësisë në vend të Cvetan Tripunovskit. Përpos ministrave, Qeveria duhet të plotësojë edhe pozitat e zbrazura të zëvendësministrave. Siç informoi kryeministri Hristijan Mickoski, kjo duhet të ndodhë gjatë muajit shtator.\n\n_Burim:_ Alsat-M\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Kush janë ministrat e rinj që do të votohen më 13 korrik?",
  "updatedAt": "2026-07-03T20:25:09.218Z"
}