External Publication
Visit Post

Si humbi kontrollin vetura dhe goditi tre automjete në Tetovë?

Zhurma Press June 30, 2026
Source

TETOVË — Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Industriale të Tetovës, rreth orës 22:50. Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, një veturë e dyshuar se lëvizte me shpejtësi të madhe ka humbur kontrollin dhe ka goditur tre automjete të tjera. Disa persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e përplasjes.

Ekipet emergjente dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë. Hetimet janë duke u kryer për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare as për numrin e saktë të të lënduarve, as për gjendjen e tyre shëndetësore.

Tetova Sot ka siguruar pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes. Rrethanat e plota dhe gjendja e të lënduarve mbeten pa konfirmim zyrtar.

Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...