External Publication
Visit Post

Çfarë shkaktoi dy aksidentet në Pogradec?

Zhurma Press June 30, 2026
Source

Pogradec — Dy aksidente janë regjistruar gjatë ditës së sotme në Pogradec, konkretisht në Qafë Plloçë dhe në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë. Njëri prej tyre ka rezultuar me vdekjen e një personi, ndërsa tjetri me lëndimin e drejtuesit.

Aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën e re të Qafë Plloçës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore. Drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në Spitalin e Pogradecit, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e drejtuesit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin Pogradec–Qafë Thanë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e ngjarjes.

Burim: Sinjali — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...