{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreihuerlr3itx542c5jwpolwsck7jhm526s4xflod3f3ukyuilrujeq",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpjvmbdo2wl2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreigpfg3giyezcz3senxj64na52s7jo7gwtnpe7fbspefj3tqqr3eq4"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 223322
  },
  "description": "Një person vdes dhe një tjetër lëndohet në dy aksidente të ndryshme në Pogradec",
  "path": "/aksidente-pogradec/",
  "publishedAt": "2026-06-30T21:02:23.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Sinjali"
  ],
  "textContent": "Pogradec — Dy aksidente janë regjistruar gjatë ditës së sotme në Pogradec, konkretisht në Qafë Plloçë dhe në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë. Njëri prej tyre ka rezultuar me vdekjen e një personi, ndërsa tjetri me lëndimin e drejtuesit.\n\nAksidenti i parë ka ndodhur në rrugën e re të Qafë Plloçës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore. Drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në Spitalin e Pogradecit, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e drejtuesit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.\n\nAksidenti i dytë ka ndodhur në aksin Pogradec–Qafë Thanë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e ngjarjes.\n\n_Burim:_ Sinjali\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Çfarë shkaktoi dy aksidentet në Pogradec?",
  "updatedAt": "2026-06-30T22:27:18.442Z"
}