Çfarë ndodhi me kamionin në kthesat e Qafë-Thanës?
Zhurma Press
June 24, 2026
Librazhd — Aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Librazhd–Qafë Thanë. Rreth orës 20:45, në "Kthesat e Qafë-Thanës", një kamion i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke u rrokullisur disa metra në anë të saj.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë për të menaxhuar situatën dhe për të kryer veprimet procedurale.
Deri në këto momente nuk ka ende informacion zyrtal mbi gjendjen e drejtuesit të mjetit apo nëse ka persona të tjerë të lënduar si pasojë e aksidentit.
Burim: Report Tv — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere