External Publication
Visit Post

Çfarë mund të presin fermerët nga kompensimi 10%?

Zhurma Press June 29, 2026
Source

TIRANË — Administrata Tatimore publikoi një udhëzues praktik për fermerët mbi mënyrën e aplikimit për përfitimin e kompensimit në masën 10% të shitjeve të produkteve bujqësore. Aplikimet për këtë skemë nisin më 1 korrik 2026.

Udhëzuesi i orienton fermerët hap pas hapi për procedurën e aplikimit përmes platformës eFiling, duke synuar lehtësimin e aksesit dhe thjeshtimin e procesit të përfitimit. Dokumenti shpjegon në mënyrë të qartë kushtet që duhet të plotësohen për të përfituar kompensimin.

Administrata Tatimore thekson se ky mekanizëm mbështetës synon formalizimin e mëtejshëm të sektorit bujqësor dhe rritjen e të ardhurave për fermerët në të gjithë vendin.

Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...