External Publication
Visit Post

Si do të rimbursohen rreth 10 mijë fermerë nga 1 korriku?

Zhurma Press June 21, 2026
Source

TIRANË — Rreth 10 mijë fermerë në të gjithë vendin do të përfitojnë nga skema e re e rimbursimit që do të nisë zyrtarisht më 1 korrik. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, bëri të ditur se ky proces do të mbulojë 10 për qind të vlerës së faturave të tyre, duke lehtësuar ndjeshëm kostot e prodhimit.

Sipas përllogaritjeve paraprake të administratës tatimore, fondi total që pritet të shpërndahet për këtë mbështetje arrin në rreth 10,7 milionë euro. Ky buxhet i konsiderueshëm synon të mbështesë drejtpërdrejt sektorin bujqësor dhe të nxisë më tej procesin e formalizimit, i cili ka shënuar rritje të ndjeshme të autofaturave krahasuar me një vit më parë.

Për të përfituar nga kjo skemë, administrata po përgatit një procedurë digjitale që do të jetë e thjeshtë dhe e aksesueshme online. Fermerët do të njoftohen zyrtarisht për mënyrën dhe etapat e aplikimit brenda datës 23 qershor, ndërsa thirren të hapin llogari bankare sa më shpejt pasi pagesat do të transferohen atje.

Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...