Sa mbështetje financiare ofron AZHBR për mekanizimin e fermave?
TIRANË — Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka hapur aplikimet për mbështetje financiare për mekanizimin e fermave bujqësore dhe blegtorale. Sipas njoftimit, subjektet e interesuara mund të përfitojnë deri në 500,000 lekë, ku vlera minimale e përfitimit është vendosur në 50,000 lekë për subjekt.
Kjo mbështetje, që synon modernizimin dhe rritjen e efikasitetit të prodhimit, mbulon 50% të vlerës totale të faturave tatimore për blerjen e pajisjeve dhe mjeteve. Afati për aplikim në Skemën Kombëtare të Bujqësisë është deri më 6 korrik.
Procesi i aplikimit është i ndarë sipas llojit të masës: aplikimet për masat direkte kryhen online përmes portalit e-Albania, ndërsa për masat e investimeve dokumentacioni duhet të dorëzohet fizikisht pranë zyrave qendrore të AZHBR-së.
Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere