Si u nxorën dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë?
Zhurma Press
June 28, 2026
HIMARË — Gjatë ditës së djeshme, dy turistë u nxorën nga Kanionet e Gjipesë, ku kishin mbetur të bllokuar pasi njëri prej tyre pësoi thyerje në këmbë gjatë ecjes në terrenin e vështirë.
Pas një operacioni shpëtimi, i lënduari u nxor nga kanioni dhe u dërgua drejt Spitalit të Himarës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në operacion morën pjesë shërbimet zjarrfikëse të Himarës, Komisariati i Policisë Himarë, shërbimet e Policisë Kufitare të Dhërmiut, si dhe ekipi i Urgjencës së Spitalit të Himarës, të cilët bashkëpunuan për të përfunduar me sukses ndërhyrjen në një zonë me terren të vështirë.
Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere