External Publication
Visit Post

Çfarë ndodhi me turistët polakë në Kanionet e Gjipesë?

Zhurma Press June 29, 2026
Source

VLORE — Pas rreth tetë orësh operacion intensiv kërkim-shpëtimi, është bërë e mundur nxjerrja e sigurt nga Kanionet e Gjipesë e katër turistëve polakë që kishin mbetur të bllokuar.

Në operacion u angazhuan efektivë të Stacionit të Policisë Dhërmi, alpinistë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), Njësia “Delta”, zjarrfikësit e Himarës, si dhe ekipi mjekësor.

Sipas autoriteteve, dy nga turistët u evakuuan fillimisht me helikopter të Forcave të Armatosura, ndërsa rreth orës 23:00 u nxorën edhe dy të tjerët. Njëri prej tyre kishte pësuar lëndime dhe mori ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje.

Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...