External Publication
Visit Post

Pse protestuesit në Tiranë ironizojnë Ramën përmes Diellës?

Zhurma Press June 27, 2026
Source

TIRANË — Protestuesit në Tiranë kanë përdorur një ironi të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke shfaqur një deklaratë të ministrit të Inteligjencës Artificiale, Diella, në muret e Kryeministrisë. Mesazhi thoshte: "Për shkak të skandalit të Zvërnecit, deklaroj dorëheqjen time nga qeveria shqiptare. Radha juaj, kryeministër."

Momenti u prit me thirrje në kor nga protestuesit "Rama jepe dorëheqjen", ndërsa disa prej tyre shtuan se "Ramën e braktisi edhe Diella". Kjo ironi vjen pas 28 ditëve protestash në Tiranë, ku kërkesa kryesore ka qenë dorëheqja e qeverisë pas skandaleve të fundit.

*Burim: Shqiptarja_* — Redaksia ZHURMA_

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...