External Publication
Visit Post

Çfarë kërkojnë protestuesit në ditën e 27-të të marshimit në Tiranë?

Zhurma Press June 26, 2026
Source

TIRANË — Pas një tubimi dyorësh para Kryeministrisë, ku u mbajtën disa fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit. Gjatë lëvizjes dominuan thirrje të forta si “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Revolucion”, ndërsa pankartat kërkonin burgimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës, si dhe konceptin e “Shqipërisë etnike”.

Lëvizja rilexoi pesë kërkesat kryesore, ku kryesore është dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit dhe qeverisë. Protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me një mandat 12-mujor, për të hapur rrugën drejt ndryshimeve të kërkuara, në një kohë kur qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës pas gati një muaji protesta.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...