External Publication
Visit Post

Çfarë kërkon Durmishi nga kompanitë që investojnë deri më 15 qershor?

Zhurma Press June 11, 2026
Source

PRISHTINË — Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, iu bëri thirrje sot kompanive që kanë realizuar investime dhe i plotësojnë kushtet me Ligjin për Mbështetje Financiare të Investimeve të parashtrojnë kërkesë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës.

Sipas njoftimit të ministrisë, afati për dorëzimin e kërkesave është vazhduar deri më 15 qershor. Durmishi e cilësoi ligjin një nga veglat më të rëndësishme përmes të cilave shteti mbështet kompanitë që investojnë, hapin vende pune dhe rrisin konkurrueshmërinë.

Ai përmendi si shembuj kompanitë ONE Cable, Pikasa, Koral Group dhe MSA Company nga Komuna e Çairit, të cilat sipas tij e kanë shfrytëzuar me sukses masat e ligjit në vitet e mëparshme.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...