External Publication
Visit Post

Çfarë i ndodhi tre shtetasve kolumbianë në Prishtinë?

Zhurma Press June 27, 2026
Source

PRISHTINË — Tri shtetase të Kolumbisë, të gjitha femra, kanë raportuar në Policinë e Kosovës se gjashtë persona të dyshuar, meshkuj, i kishin përcjellë ato deri në banesën e tyre në rrugën Agim Ramadani dhe pasi i kishin futur në një dhomë, nën kërcënimin e thikës ia kanë marrë katër telefona dhe 300 euro.

Sipas raportit të Policisë së Rajonit të Prishtinës, incidenti ka ndodhur më 17 qershor 2026, rreth orës 22:00, por viktimat e kanë raportuar vetëm më 26 qershor 2026. Policia tha se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Rajonit të Prishtinës deklaroi: “Rr. Agim Ramadani, Prishtinë, 17.06.2026 – 22:00. Më 26.06.2026, tri viktimat femra shtetase të Kolumbisë kanë raportuar se gjashtë persona të dyshuar meshkuj i kishin përcjellë viktimat deri tek banesa e tyre dhe i kishin futur në një dhomë, ku nën kërcënimin e thikës u kanë grabitur katër telefona dhe 300 €. Të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”.

Burim: Ekonomia Online — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...