{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreiev4ia5wkfpgy2apr2zbhmtpbrtgnng43xnnh5u3jtyxacdxhmwei",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpaxxzksg4z2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreicvsmurdyno6pnijq6x26zc5qlpqsp3gfwbfqtfd3k3vpntjqpopq"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 162981
},
"description": "Pse viktimat e kanë raportuar grabitjen me vonesë 9 ditore?",
"path": "/grabitje-me-thike-ne-prishtine/",
"publishedAt": "2026-06-27T07:50:46.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Ekonomia Online"
],
"textContent": "PRISHTINË — Tri shtetase të Kolumbisë, të gjitha femra, kanë raportuar në Policinë e Kosovës se gjashtë persona të dyshuar, meshkuj, i kishin përcjellë ato deri në banesën e tyre në rrugën Agim Ramadani dhe pasi i kishin futur në një dhomë, nën kërcënimin e thikës ia kanë marrë katër telefona dhe 300 euro.\n\nSipas raportit të Policisë së Rajonit të Prishtinës, incidenti ka ndodhur më 17 qershor 2026, rreth orës 22:00, por viktimat e kanë raportuar vetëm më 26 qershor 2026. Policia tha se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti është duke u hetuar.\n\nNë një njoftim zyrtar, Policia e Rajonit të Prishtinës deklaroi: “Rr. Agim Ramadani, Prishtinë, 17.06.2026 – 22:00. Më 26.06.2026, tri viktimat femra shtetase të Kolumbisë kanë raportuar se gjashtë persona të dyshuar meshkuj i kishin përcjellë viktimat deri tek banesa e tyre dhe i kishin futur në një dhomë, ku nën kërcënimin e thikës u kanë grabitur katër telefona dhe 300 €. Të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”.\n\n_Burim:_ Ekonomia Online\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Çfarë i ndodhi tre shtetasve kolumbianë në Prishtinë?",
"updatedAt": "2026-06-27T07:50:46.724Z"
}