External Publication
Visit Post

Çfarë ndodhi me tri shtetase të Kolumbisë në Prishtinë?

Zhurma Press June 27, 2026
Source

PRISHTINË — Tri shtetase të Kolumbisë kanë raportuar në Polici të Kosovës se janë bërë viktima të një grabitjeje të dhunshme nën kërcënimin e thikës. Ngjarja ka ndodhur më 17 qershor rreth orës 22:00 në rrugën “Agim Ramadani”, ndonëse raportimi zyrtar është bërë vetëm më 26 qershor.

Sipas deklaratave të viktimave, gjashtë të dyshuar meshkuj i kanë përcjellë gratë deri te banesa e tyre. Pasi kanë hyrë brenda, të dyshuarit i kanë futur ato në një dhomë dhe, duke përdorur thikën, u kanë grabitur katër telefona mobilë dhe 300 euro para të gatshme.

Pas kryerjes së aktit, të gjashtë persona janë larguar në drejtim të panjohur. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është aktualisht në proces hetimi për të identifikuar autorët e kësaj ngjarjeje.

Burim: Gazeta Dukagjini — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...