External Publication
Visit Post

Një person vdes pasi bie nga kati i gjashtë në Prishtinë

Zhurma Press June 24, 2026
Source

PRISHTINË — Një person ka humbur jetën pasditen e sotme pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia. Rasti u raportua më 24 qershor, rreth orës 15:30, te Restaurant Nuar. Viktima dyshohet se ka rënë nga kati i gjashtë i objektit.

Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë autoambulanca dhe njësitet relevante. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, rreth orës 15:30.

Rrethanat e rastit ende nuk janë sqaruar plotësisht. Hetuesit priten të ndërmarrin veprimet hetimore të nevojshme për të zbuluar detajet e ngjares.

Burim: Sinjali — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...