Çfarë shkaktoi evakuimin e stacionit të autobusëve të Prishtinës?
Zhurma Press
June 22, 2026
PRISHTINË — Alarm për mjet të dyshuar shpërthyes u raportua pasditen e së hënës, rreth orës 18:00, në stacionin e autobusëve në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, njoftoi se informata u pranua rreth asaj ore dhe zyrtarët policorë ndërmorrën menjëherë masat e nevojshme të sigurisë.
"Sapo kemi pranuar informatën, policia ka reaguar duke siguruar zonën. Në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, ndërsa njësitet përkatëse janë angazhuar për trajtimin dhe verifikimin e informatës," deklaroi Ahmeti.
Policia po vazhdon veprimet në terren. Deri tani nuk ka asnjë informacion shtesë lidhur me natyrën e mjetit të dyshuar shpërthyes.
Burim: Insajderi — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere