{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreie6uphp73hjeinpljd35tcj5nx7c3k36afp6dwdqlykx5kxtew6oe",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mp2tne5cyqc2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreigrvxotjdna7qjfsmzwealji435osodd4vmlgfbjriwk5shxgp62y"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 319315
},
"description": "Si ndodhi rënia fatale te Restaurant Nuar në Prishtinë?",
"path": "/person-vdes-kati-gjashte-prishtine/",
"publishedAt": "2026-06-24T21:17:18.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Sinjali"
],
"textContent": "PRISHTINË — Një person ka humbur jetën pasditen e sotme pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia. Rasti u raportua më 24 qershor, rreth orës 15:30, te Restaurant Nuar. Viktima dyshohet se ka rënë nga kati i gjashtë i objektit.\n\nMenjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë autoambulanca dhe njësitet relevante. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, rreth orës 15:30.\n\nRrethanat e rastit ende nuk janë sqaruar plotësisht. Hetuesit priten të ndërmarrin veprimet hetimore të nevojshme për të zbuluar detajet e ngjares.\n\n_Burim:_ Sinjali\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Një person vdes pasi bie nga kati i gjashtë në Prishtinë",
"updatedAt": "2026-06-24T21:17:18.489Z"
}