{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreih4ma725wefohqibedmydw3qshldlxdznmaejl3jmnf6zzmqmlvbm",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mp2pl2aen7w2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreihmw3a2gswht4bnzcasrx3igurrv4qprl2pe5zbyuk253iohxrksu"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 177790
},
"description": "Një kamion i tonazhit të rëndë humbi kontrollin rreth orës 20:45 në aksin kombëtar Librazhd–Qafë Thanë dhe rrokulliset disa metra në anë të rrugës.",
"path": "/cfare-ndodhi-kamioni-qafe-thane/",
"publishedAt": "2026-06-24T20:04:24.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Report Tv"
],
"textContent": "_Librazhd —_ Aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Librazhd–Qafë Thanë. Rreth orës 20:45, në \"Kthesat e Qafë-Thanës\", një kamion i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke u rrokullisur disa metra në anë të saj.\n\nMenjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë për të menaxhuar situatën dhe për të kryer veprimet procedurale.\n\nDeri në këto momente nuk ka ende informacion zyrtal mbi gjendjen e drejtuesit të mjetit apo nëse ka persona të tjerë të lënduar si pasojë e aksidentit.\n\n_Burim:_ Report Tv\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Çfarë ndodhi me kamionin në kthesat e Qafë-Thanës?",
"updatedAt": "2026-06-24T20:04:25.182Z"
}