Shtetasi kosovar përplaset nga fuoristrada në Rrëshen
Zhurma Press
June 15, 2026
RRËSHEN — Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në mëngjes në aksin Rrëshen–Reps, përgjatë Rrugës së Kombit.
Një shtetas nga Kosova, i cili sapo kishte zbritur nga autobusi, tentoi të kalonte në anën tjetër të autostradës dhe u përplas nga një automjet fuoristradë.
Përplasja i shkaktoi atij plagë të rënda. Forca e goditjes e zhvendosi trupin e tij nga korsia ku lëvizte në anën tjetër të rrugës.
Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Burim: ABC News — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere