Sela kërcënon: Kush e përkrah ligjin pa kuota etnike do të gjykohet
SHKUP — Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka hedhur poshtë ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat që po diskutohet në Kuvend, duke e quajtur "vetëm titull të bukur që bën të pavlerë një të drejtë që ekziston në Kushtetutë".
Sela paralajmëroi haptazi ata që e përkrahin këtë version të ligjit. "Do të gjykoheni nesër se po e përkrahni këtë ligj", tha ai, duke shtuar se në të ardhmen do të pyeten "pse nuk është rregulluar kjo dhe kjo çështje kur u soll ligji".
Kërkesa kryesore e Selës është përfshirja e kuotës etnike në ligj, të cilën e konsideron të panegociueshme. Ai theksoi gjithashtu se përfaqësimi i barabartë gjinor duhet të jetë pjesë e tij, duke e cilësuar si problematikë shoqërore që tejkalon kufijtë etnikë.
Burim: TV21 — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere