{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreict7lwcyrhv5yucrwolyfctvo3l4ufglybg6bthv6iih5stwhyfzu",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3moxstz6d6f62"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreiafprvsnbioj5ppqq3reu4sajkxlccfjm7zf4sscgoueomk3d3m5u"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 90070
  },
  "description": "Pse e kundërshton Ziadin Sela ligjin për përfaqësim të drejtë pa kuota etnike?",
  "path": "/sela-kercenon-ligj-pa-kuota-etnike-gjykim/",
  "publishedAt": "2026-06-23T16:25:07.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "TV21"
  ],
  "textContent": "SHKUP — Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka hedhur poshtë ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat që po diskutohet në Kuvend, duke e quajtur \"vetëm titull të bukur që bën të pavlerë një të drejtë që ekziston në Kushtetutë\".\n\nSela paralajmëroi haptazi ata që e përkrahin këtë version të ligjit. \"Do të gjykoheni nesër se po e përkrahni këtë ligj\", tha ai, duke shtuar se në të ardhmen do të pyeten \"pse nuk është rregulluar kjo dhe kjo çështje kur u soll ligji\".\n\nKërkesa kryesore e Selës është përfshirja e kuotës etnike në ligj, të cilën e konsideron të panegociueshme. Ai theksoi gjithashtu se përfaqësimi i barabartë gjinor duhet të jetë pjesë e tij, duke e cilësuar si problematikë shoqërore që tejkalon kufijtë etnikë.\n\n_Burim:_ TV21\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Sela kërcënon: Kush e përkrah ligjin pa kuota etnike do të gjykohet",
  "updatedAt": "2026-06-23T16:25:07.754Z"
}