External Publication
Visit Post

Çfarë sjell ligji i ri për përfaqësim të drejtë pas 24 vitesh?

Zhurma Press June 15, 2026
Source

SHKUP — Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, prezantoi në Kuvend Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke e cilësuar si "detyrim që del nga Marrëveshja e Ohrit dhe Kushtetuta".

"Për herë të parë, para këtij Kuvendi kemi një zgjidhje të cilin e shndërrojmë në ligj dhe kjo është arsyeja pse ky ligj ka rëndësi historike. Pas 24 vitesh, pra këtë parim po e shndërrojmë në ligj", ka thënë Sali.

Ai e hodhi poshtë balancuesin si "vetëm një bajpas", duke argumentuar se një e drejtë kushtetuese duhet të mbrohet me ligj dhe se përfaqësimi i drejtë duhet zgjidhur sistematikisht.

Sali theksoi se ligji është i harmonizuar me Komisionin e Venecias: "Nuk është zgjidhje partiake, por në përputhje me standardet evropiane." Ai shtoi se mekanizmi i krijuar do të kontrollojë zbatimin e tij.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...