External Publication
Visit Post

Sa të lënduar ka aksidenti me tri vetura në rrugën Pejë–Rugovë?

Zhurma Press June 22, 2026
Source

PEJË — Tre automjete u përfshinë sot rreth orës 13:00 në rrugën Pejë–Rugovë, saktësisht në kilometrin e tetë. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova, duke thënë se nga aksidenti ka pasur persona të lënduar.

«Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në spital», deklaroi Rugova. Gjendja shëndetësore e të lënduarit nuk është bërë e ditur deri tani.

Njësitet relevante të Policisë dolën në vendngjarje dhe nisën hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Shkaqet e përplasjes mbeten ende të paqarta.

Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...